Dhjetëra qytetarë kanë mbajtur “Manifestimin e heshtur përkujtimor” në kujtim të
vrasjes së Sebahate Morina-Sopi nga ish-bashkëshorti i saj.
Në sheshin “Skënderbeu”, pranë objektit të Qeverisë se Kosovës u ndezën qirinj
në përkujtim të së ndjerës.
Organizatorja e manifestimit, Aurela Kadriu shprehu mllefin karshi institucioneve
për mos reagimin me kohë të këtij rasti.
Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të masave parandaluese që
kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje masive
të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Vetëm gjatë 11 muajve të parë të
vitit 2020, janë raportuar 2.000 raste më shumë se në vitin 2019. /