Subscribe Us

custom_html_banner1

“Dua të luaj kundër Maqedonisë, duam të shkojmë në Evropian”

 

Elbasan Rashani është i etur të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e muajit tetor.

Ai është i gatshëm të sfidojë një ndalim të mundshëm nga klubi i tij norvegjez, Odds.

Më 10 tetor në Shkup, Kosova do të përballet me Maqedoninë e Veriut në plejofin për “Euro 2020”. Fituesi do të luaj në finalen e plejofit me fituesin e ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.

“Unë dua të luaj për Kosovën kundër Maqedonisë së Veriut, kështu që ne mund të shkojmë në finale dhe në kampionatin evropian. Klubi duhet ta respektoj dhe të gjejë një zgjidhje për ne që luajmë për ekipet përfaqësuese. Nëse nuk kam zgjidhje do të largohem. Do të shkoj në atë ndeshje pa marrë parasysh se çka do të ndodhë. Është beteja më e rëndësishme e jetës time”, ka thënë Rashani në intervistën dhënë për “Eurosport.no”.

Rashani nuk u lirua të paraqitet për ndeshjen kundër Greqisë që Kosova e luajti në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi me t’u kthyer në Norvegji do të obligohej t’i nënshtrohej karantinimit.

Ai dhe disa lojtar tjerë të Kosovës luajtën vetëm kundër Moldavisë në Itali, në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Dy ndeshjet Kosova i luajti në fillim të këtij muaji.