Subscribe Us

custom_html_banner1

Dalin të dhënat e fundit për COVID-19, Zemaj: Jemi më mirë se vendet e avancuara





Instituti Kombëtëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të vdekjes dhe 50 raste të reja me COVID-19, raporton Express.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 6 raste, komuna Gjilan 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Kamenicë 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Rahovec 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Kaçanik, Lipjan, Novobërdë dhe Skenderaj.

Më këto raste, numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 14 mijë e 496, me gjithsej 586 raste të vdekjes.


“Numri total i rasteve pozitive është 14.496 raste nga 56.606 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 586 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.150 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.760”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHP’së.

Pas publikimit të këtyre të dhënave, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova qëndron më mirë se shume vende të tjera në rajon.

“Me përkushtimin dhe angazhimin maksimal, ka rënie të trendit të të infekuarve, ku sot nga 561 të testuar, raste pozitive janë 50. Jemi më mirë se shumë vende të tjera në rajon, madje edhe më mirë se vendet me sistem më të avancuar shëndetësor, e kjo na bën edhe më të përkushtuar e të vendosur që ta ngrisim performancën e shëndetësisë tone”, ka shkruar Zemaj.