Subscribe Us

custom_html_banner1

Rikthehet Champions League: Ky është orari i ndeshjeve


Liga e Kampionëve rikthehet me fazat finale me një format më ndryshe nga edicionet e kaluara, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Ndeshjet e mbetura kthyese nga 1/8 e finales do të zhvillohen në stadiumet e caktuara paraprakisht, ndërkohë që nga faza çerekfinale deri në fund, sfidat do të zhvillohen në dy stadiume në Lisbonë të Portugalisë.

Më poshtë jua sjellim orarin e plotë të ndeshjeve:

E premte, 7 gusht

Juventus v Lyon – Allianz Stadium
(Lyoni e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 1-0)

Manchester City v Real Madrid – Etihad Stadium
(Man City e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-1)

E shtunë, 8 gusht

Bayern Munich v Chelsea – Allianz Arena
(Bayern e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 3-0)

Barcelona v Napoli – San Paolo
(Ndeshja e parë u mbyll 1-1)

Çerekfinalet: 12-15 gusht
Gjysmëfinalet: 18-19 gusht
Finalja: 23 gusht (Estadio da Luz)