Subscribe Us

custom_html_banner1

Naser Ramadani ua lë fajin qytetarëve: Nëse do t’i respektonin rregullat, nuk do të na duhej ndihma e policisë

 

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Kosovës po mbanë dëgjim publik lidhur me ligjin kundër pandemisë së koronavirusit.

Para të pranishmëve ka folur edhe drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani.

Duke folur për këtë ligj, ai tha se është i limituar sa i përket asaj që është në synim të arrihet.

“Është një ligj shumë i limituar sa i përket asaj që duam të arrijmë. Rekomandimet bazohen në dy koncepte. Shtylla e parë janë qytetarët, të cilëve u kemi dhënë rekomandimet që konsistojnë në mbajtjen e maskës, higjienës dhe distancës. Nëse do të realizoheshin në tërësi, ne do të ishim të stërknaqur sepse pandemia do të zhdukej”, tha Ramadani.

Ai foli edhe për respektimin e masave në fuqi kundër koronavirusit, të cilat sipas tij nëse do të respektoheshin, s’do të kishte nevojë për ndërhyrjen e policisë.

“Natyrisht se në asnjë vend qytetarët s’mund t’i respektojnë në përpikmëri masat për arsye objektive dhe subjektive . Nëse qytetarët do t’u përmbaheshin masave, nuk do të kishte fare nevojë për intervenim të policisë dhe inspektoratit”, tha ai.