Subscribe Us

custom_html_banner1

LAJMI I FUNDIT: UEFA anulon ndeshjen e ‘Championsit’ Drita – Linfild

 

Ndeshja e sotme në Ligën e Kampionëve në mes të skuadrës kosovare FC Drita dhe kampionit të Irlandës së Veriut, Linfild është anuluar.

Si shkak për këtë janë bërë autoritetet zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n, njofton faqja zyrtare e Dritës në llogarinë e tyre zyrtare, transmeton Kaqaniku.net

Kurse, për fatin e ndeshjes pritet të vendoset në ditët në vijim.

“Ju njoftojmë që ndeshja finale e paraparë të zhvillohet sot në ora 18:00 me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfild nuk do të zhvillohet!

Vendimi është marrë nga autoritetet zvicrrane në bashkëpunim me Uefan për shkak që në testimin e fundit një lojtare i klubit tone ka rezultuar pozitiv!

Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditet në vijim nga komisioni i diciplines.

Gjithashtu për çdo informate shtes do të njoftoheni permes faqes tonë zyrtare”.