Subscribe Us

custom_html_banner1

Këngëtari shqiptar fejohet me aktoren e famshme turke

 

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, prej vitesh jeton në Turqi dhe aty ka njohur edhe dashurinë e jetës së tij.

Gjatë kohës që luante në serialin turk “Pis Yedili”, Bertani u njoh me aktoren e famshme turke, Hazal Senel.

Duket se lidhja e tyre është aq e konsoliduar sa ata kanë vendosur ta çojnë në një tjetër nivel. Bertani ka treguar përmes një fotografie se ai dhe Hazal kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre. Ai ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shihet se bashkë me partneren mbajnë në duar nga një unazë.

“Deri në fund”, ka shkruar Bertani i lumtur përkrah fotos.

Këto unaza duket se tregojnë se çifti janë fejuar dhe duket se të dy janë të lumtur për këtë vendim që kanë marrë për marrëdhënien e tyre.