Subscribe Us

custom_html_banner1

Amir Rrahmani pjesë e skuadrës së Napolit për ndeshjet miqësore


Mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, i është bashkuar skuadrës së vet të re, Napolit, për përgatitjet parasezonale dhe ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, i ka mbledhur djelmoshat e vet për kampion parasezonal në Abruzzo, pjesë e të cilit është edhe kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani, raporton Kaqaniku.net

Qendërmbrojtësi prishtinas Rrahmani nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar, pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për ta blerë atë nga Verona.

Por Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019/20 dhe tani pas përfundimit të tij, kosovari i është bashkuar shokëve të rinj në Sao Paolo.

Napoli do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kampit stërvitor më 28 gusht dhe më 4 shtator.

Skuadra e plotë e Napolit për dy ndeshjet miqësore:

Portierë: Ospina, Meret, Contini, Daniele

Mbrojtës: Di Lorenzo, Hysaj, Malcuit, Manolas, Ghoulam, Koulibaly, Maksimovic, Mario Rui, Amir Rrahmani, Luperto

Mesfushorë: Allan, Demme, Elmas, Lobotka, Fabian Ruiz, Zielinski, Gaetano, Machach

Sulmues: Insigne, Politano, Llorente, Lozano, Mertens, Milik, Osimhen, Ounas, Younes, Bifulco, Ciciretti, Tutino. /Gazeta Express/