Subscribe Us

custom_html_banner1

9 të vdekur, 129 raste pozitive me COVID-19 dhe 152 të shëruar për 24 orë në Kosovë

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit me COVID-19 në vend. Sipas IKSHPK-së, janë regjistruar 129 raste të reja pozitive me koronavirus, janë shëruar 152 persona dhe kanë vdekur 9 të tjerë

IKSHPK-ja ka njoftuar se janë testuar 449 mostra.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 449 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 129 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thekson njoftimi.