Subscribe Us

custom_html_banner1

Zidane e pranon, do ta ndihmojë Benzeman ta mposhtë Messin

Pichichi është objektivi i Karim Benzemas edhe pse do të jetë shumë shumë e vështirë për t’ia rrëmbyer Lionel Messit.
Me vetëm një ndeshje të mbetur në La Liga, sulmuesi në top formë i Real Madridit, Karim Benzema, është duke luftuar për çmimin e golashënuesit më të mirë në La Liga.
Kjo do të jetë e vështirë për Benzeman, që ka shënuar 21 gola, dy më pak se lideri, Lionel Messi me 23 finalizime.
Sido që të jetë, Zinedine Zidane ka dhënë sinjale në konferencë për media se ekipi ndoshta mund të tentojë ta ndihmojë sulmuesin që të arrijë objektivin të dielën mbrëma.

“Natyrisht se do të më pëlqente që Benzema të fitojë Pichichin, por do të shohim kush do të luajë”, u shpreh Zizu. /Kaqaniku.net