Subscribe Us

custom_html_banner1

Zemaj përplaset me Vetëvendosjen, i bën përgjegjës për rritjen e rasteve me COVID-19 në Prishtinë

Për numrin e madh të rasteve me COVID-19 në komunën e Prishtinës, ministri i Shëndetësisë kosovare, Armend Zemaj, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje. Zemaj nga foltorja e Kuvendit është shprehur se nga tubimi I 12 qershorit të cilin e pati organizuar VV-ja, në kryeqytet janë rritur frikshëm rastet me Covid-19.
Ka thënë se në total në Prishtinë janë 1 mijë e 75 raste aktive me Covid-19. Ndërkohë 10 persona tashmë kanë ndërruar jetë.
“COVID ju prekë dhe juve dhe këtë është dashur ta keni parasysh edhe me datë 12 qershor. Po ju tregoj se çka ka ba Covid pas datës 10 qershor. Total i kemi 1075 raste në Prishtinë. Të shëruar janë 284, 10 të vdekur, dhe 826 janë aktiv. Kjo është papërgjegjësi e juaja që i keni nxjerrë ata njërës, nuk e keni respektu distancën. Kjo është përgjegjësi morale e të gjithë juve”, ka thënë Zemaj nga foltorja e Kuvendit.  
E Zemaj është deklaruar edhe për vdekjet e dyshimta që ndodhën në Klinikën Infektive gjatë ditës së shtunë dhe të diel të javës që e lamë pas. Zemaj ka treguar se hetimet për këtë punë po i vazhdon Prokuroria e Shtetit.
Ai tha se deri tani Inspektorati Shëndetësor nuk ka gjetur ndonjë vërejtje në aparaturat e asnjë klinikë në QKUK  dhe asnjë përjashtim profesional atë ditë.
“Kualifikimi deri në vrasje është papërgjegjësi totale. Fyerje për familjet dhe pafytyrësi politike e adresimit të një qasje të tillë. Mjekimi intensiv në Infektivë furnizohet me oksigjen nga sistemi qendror, me të cilin furnizohen me oksigjen edhe në disa klinika të tjera. Me të cilat sipas Inspetoratit Shëndetësor nuk ka vërejtje për furnizim apo ndalje të oksigjenit”, ka thënë Zemaj.