Subscribe Us

custom_html_banner1

Pamje: Liverpooli e çon lart trofeun e Premierligës pas 30 vjetëve pritje

Liverpooli më në fund e ka futur në dorë trofeun e Premierligës, pas një pritjeje të gjatë 30-vjeçare, të mërkurën në tribunën e famshme “Klop” në Anfield.
Të kuqtë u shpallën kampionë të Anglisë shtatë javë para përfundimit të sezonit 2019/20 në Premierligë, që është rekord, ndërsa trofeun e çuan lart në javën e parafundit pas fitores drithëruese kundër Chelseat 5:3, raporton Kaqaniku.net
Skuadra e Jurgen Klopp e nisi kremtimin e titullit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke me një ndeshje drithëruese plot gola të mrekullueshëm kundër rivalit londinez.
Ky është trofeu i parë i Liverpoolit në epokën e Premierligës, ndërsa i 19-ti në histori të klubit.
Kapiteni Jordan Henderson e ngriti lart trofeun e Premierligës në tribunën “Kop” në Anfieldin e zbrazët, për shkak të pandemisë koronavirus.
Klopp dhe lojtarët e tij i morën medaljet e merituara plotësisht. 
Xherdan Shaqiri, ylli zviceran nga Kosova, e mori po ashtu medaljen e kampionit anglez.
Të kuqtë janë klubi i dytë më i suksesshëm në Angli, por vetëm një titull larg rivalit Manchester United, i cili i ka 20 tituj.
Nën udhëheqjen e trajnerit gjerman Jurgen Klopp, Liverpooli e mbizotëroi sezonin në Premierligë në mënyrë të paparë më herët në Angli, duke krijuar epërsinë të hershme dhe të pakapshme ndaj rivalëve për titull.
Një javë para fundit, Liverpooli i ka 18 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester Ciy, dhe ishte shumë pranë ta thyente rekordin prej 100 pikëve brenda një sezoni.

Gjithësi, me një fitore ndaj Newcastle në fundjavë në ditën e fundit të sezonit, Liverpooli do të shkonte në kuotën e 99 pikëve dhe kështu do ta thyente rekordin e vet për më së shumti pikë brenda një sezoni.