Nga dita e sotme, Gjermania merr përsipër presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian.
Kryesimi Këshillit të Bashkimit Evropian ka ngjallur shpresa te reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar shtetin gjerman për kryesimin e BE-së, duke thënë se kjo vjen një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës, shkruan kaqaniku.net
Hoti ka thënë se Kosova pret që gjatë kësaj kohe sa gjermania kryeson BE-në të hiqet edhe regjimi i vizave për kosovarët.
“Gjermania po e merr presidencën e radhës së BE-së, në një kohë shumë sfiduese për shëndetin dhe ekonominë e Evropës!
I jemi shumë mirënjohës Qeverisë Gjermane për angazhimin e vazhdueshëm për zgjerimin e BE-së, duke i afruar vendet e Ballkanit Perëndimorë dhe presim që gjatë kësaj kohe të hiqet edhe regjimi i vizave për qytetarët e Kosovës! #EU2020DE”, ka shkruar Hoti. /kaqaniku.net