Subscribe Us

custom_html_banner1

Turpërohet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori, “masakrohet” nga fansat


Mbrojtësi anglez Harry Maguire la Leicesterin një vit më parë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në një transferim të realizuar për shumën e 91.7 milionë eurove, shifër kjo më e larta e paguar për një mbrojtës në historinë e futbollit.
Megjithatë në sezonin e tij të parë te “Djajtë e kuq”, 26-vjeçari anglez nuk ia ka dalë të justifikojë aspak shifrën e shpenzuar për kartonin e tij, pasi jo vetëm që nuk ka bërë diferencën, por shpesh ka përfunduar në qendër të kritikave për gabimet e tij.

Më i fundit ishte ditën e djeshme, kur Manchester United mposhti Bournemouth me rezultatin 5-2, ndonëse vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të sulmuesit 30-vjeçar junior Stanislas.

Ky i fundit, pas zhvillimeve të një aksioni, u vu në zotërim të topit brenda zonës, por shumë pranë vijës fundore dhe i kaloi sferën mes këmbëve mbrojtësit Maguirre në mënyrë poshtëruese, ndërsa më pas i vetëm me De Gean shënoi golin e avantazhit.
Videoja e driblimit bëri menjëherë xhiron e botës, ndërsa fansat nuk i kursyen kritikat për mbrojtësin e kombëtares angleze dhe Manchester United, teksa disa e cilësuan edhe si fundin e karrierës për të.
“Junior Stanislas sapo i ka dhënë fund karrierës së Harry Maguire”, “Stanislas rikthen Maguire sërish te Leicester” apo “mos e krahasoni më me Van Dijk”, ishin disa prej komenteve të fansave anglezë, të cilët nuk kursyen as portierin David De Gea.
Që prej rifillimit të kampionatit në qershor, Maguire është bërë protagonist për të tretën herë, pasi fillimisht u driblua me lehtësi nga Bergwijn në përballjen me Leicester, më pas gaboi në golin e Norwichit në kupë dhe në fund u ndje si një amator përballë 30-vjeçarit Stanislas./kaqaniku.net