Subscribe Us

custom_html_banner1

Fillon ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë


Sot ka filluar puna për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka thënë se për një kohë të shkurtër do të përfundojë ndërtimi i xhamisë dhe me këtë rast ka uruar qytetarët e Kosovës për fillimin e punimeve.

Tërnava ka falënderuar kontribuesit për fillimin e ndërtimit të xhamisë: Dijanetin- e Turqisë, komunën e Prishtinës, Kryesinë e Bashkësisë Islame,, organin mbikëqyrës, besimtarët dhe të gjithë ata që kanë dhënë kontribut.