Subscribe Us

custom_html_banner1

Zëdhënësi i PDK’së: Të kërkojnë falje ata që thanë se Thaçi e Veseli krijuan Specialen për “ujdi të pista”


Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, duke komentuar aktakuzat për krime lufte ndaj presidentin Hashim Thaçi dhe ndaj kreut të PDK’së, Kadri Veselin, ka folur edhe për zërat se këto dy personalitete e kanë themeluar Gjykatën Speciale për të bërë “ujdi të pista”.
Ai me anë të një postimi në Facebook, duke i ndërlidhur këto komente me situatën aktuale, ka thënë se të njëjtëve persona që thoshin dikur këto fjalë nuk po u dëgjohet zëri, dhe se të njëjtit duhet të kërkojnë fajle.
“Për një kohë të gjatë, Kryetari i PDK-së Kadri Veseli dhe Presidenti Hashim Thaçi, ishin akuzuar nga elementë të ndryshëm, ndonjë parti dhe disa bashkëlufëtarëve që kinse e kanë themeluar Gjykatën Speciale, duke bërë “ujdi të pista” për të siguruar imunitet”, ka shkruar Bytyçi në Facebook.
“E tash, nuk po ju dëgjohet zëri, nuk paska pasur ujdi për imunitet…të paktën bëhuni burra dhe kërkoni falje!”, është shprehur ai/kaqaniku.net