Subscribe Us

custom_html_banner1

Werner refuzon të luajë në Ligën e Kampionëve





Timo Werner ka lënë të kuptohet se ai nuk është i gatshëm të luajë në ndeshjen e RB Leipzigut në gusht në Ligën e Kampionëve, pasi Chelsea raportohet ta ketë paguar klauzolën prej 60 milionë eurosh për shkëputjen e kontratës së tij me Leipzigun.
24-vjeçari do ta kompletojë sezonin aktual të Bundesligës pas vetëm 11 ditësh, mirëpo ai nuk është i gatshëm të kthehet në skuadër për të luajtur në Evropë, përkundër që Leipzigu ka arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve për herë të parë, pas triumfit kundër Tottenhamit, transmeton Gazeta Express.
UEFA dëshiron t’i kompletojë sezonet në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës, duke i rinisur ndeshjet në gusht, kur të kenë përfunduar ndeshjet në kampionatet dhe kupat vendore.
Pasi që liga elitare e futbollit në Gjermani do të përfundojë më 27 gusht, kjo bën që Leipzigu të ketë më shumë se një muaj kohë mes ndeshjeve të fundit të ligës dhe ndeshjeve të mbetura në Ligën e Kampionëve.