Vetëvendosje ka reaguar edhe një herë për vendimin
e marrë sot nga qeveria Hoti, për heqjen e masave të
reciprocitetit ndaj Serbisë të vendosura nga qeveria
Kurti.
VV me anë të një komunikate për media, ka akuzuar Hotin pë
r vendimin e marrë sot, duke aluduar se Serbia ishte e gatshme
të dialogonte edhe pa u hequr reciprociteti
“Edhe pse Vuçiqi në bisedë me kancelaren Merkel ishte deklaruar
i gatshëm ta vazhdonte dialogun edhe me reciprocitet, gjë e cila
do të duhej të kapitalizohej menjëherë nga çdo politikan shqipta
r, pushtetarët e vjetër e hoqën reciprocitetin. Edhe pse kamionat
e ardhur nga Serbia nisën të respektonin rregullat e reciprociteti
t dhe të përdornin dokumenta me emërtimin zyrtar “Republika e
Kosovës”, humbësit e zgjedhjeve e hoqën reciprocitetin”, thuhet
në komunikatën e VV-së.
Madje, përveç Hotit, Vetëvendosje i ka akuzuar me rradhë të
gjithë ata që mbështetën heqjen e reciprocitetit ndaj Serbisë,
duke thënë se ky vendim është sponzorizuar nga Serbia e
Vuçiqi, duke mos përmendur askund kërkesën e SHBA-ve
dhe BE-së për heqjen e saj.
Komunikata e plotë:
Qeveria Hoti, në të cilën nuk bën pjesë asnjë udhëheqës
politik, por e sponsorizuar në prapaskenë prej Aleksandar
Vuçiqit e Hashim Thaçit dhe e mbështetur qyqarisht prej
Isa Mustafës, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Fatmir
Limajt, shfuqizoi sot reciprocitetin.
Tash e tutje Kosova e sunduar nga klika e mësipërme dhe
nga qeveria kukull, ka hequr dorë prej emrit të saj “Republika
e Kosovës”, dhe ka pranuar si të vlefshme dokumentacionet
ku e quajnë “Kosovo i Metohija”. Ky skandal vetëdhunues u
përshëndet menjëherë nga Vuçiqi. Veseli e të tjerët iu
nënshtruan Hotit, shërbëtorit të radhës të çiftit Vuçiq-Thaçi.
Arsyeja pse u përshëndet: sepse siç kishte deklaruar vetë
Vuçiqi, reciprociteti po i kushtonte Serbisë miliona euro në
ditë, para të cilat mbeteshin në Kosovë dhe ndihmonin
biznesin tonë vendor.
Edhe pse Vuçiqi në bisedë me kancelaren Merkel ishte
deklaruar i gatshëm ta vazhdonte dialogun edhe me
reciprocitet, gjë e cila do të duhej të kapitalizohej menjëherë
nga çdo politikan shqiptar, pushtetarët e vjetër e hoqën
reciprocitetin. Edhe pse kamionat e ardhur nga Serbia
nisën të respektonin rregullat e reciprocitetit dhe të përdornin
dokumenta me emërtimin zyrtar “Republika e Kosovës”,
humbësit e zgjedhjeve e hoqën reciprocitetin.
Kosova për ta është si një pasuri e gjetur, të cilën mund ta
shpenzojnë e ta bëjnë rrush e kumbulla, për qejfet e tyre
të pangopshme, apo për të paguar avokatët që i mbrojnë
prej të shkuarës së errët. Ata nuk e shohin Kosovën as si
toka e trashëguar gjysh-stërgjyshi, vaditur me gjakun, djersën
e lotët e parardhësve tanë, e as si hapësirën jetike ku do t’u
mundësohet frymëmarrja fëmijëve, nipave e stërnipave tanë.
Klika e udhëheqësve të LDK, PDK, AAK, Nisma-s dhe tarafeve
të tyre, nuk njohin detyrë historike. Ata i ofrojnë si të ardhme
njerëzve mërgimin, e si të tashme shkatërrimin e sovranitetit,
dinjitetit, reciprocitetit, drejtësisë dhe zhvillimit.
Por pakënaqësia e mospajtimi qytetar me këto vendime e me
këtë qeveri, janë më të larta se kurrë. Thaçi mund të planifikojë
që me një qeveri marionetash të bëhet president i fortë si Vuçiq
i, por autokrati ynë, ndryshe nga autokrati serb, nuk gëzon asnjë
grimë legjitimiteti demokratik. Thaçi dhe partitë e tij nuk i fitojnë
zgjedhjet, populli u ka dalë kundër. Asnjë marrëveshje e asnjë
vendim nuk do të mund të vihet në zbatim në këtë krizë legjitimiteti
demokratik e politik, sepse shumica dërrmuese mbështet
Vetëvendosjen, për reciprocitet e kundër copëtimit të vendit.
Ata e hoqën reciprocitetin për të lidhur marrëveshjen e ligë,
por kudo në botë, atyre që mendojnë se mund të merren vesh
e të sundojnë pa popull, u del shpejt afati.