Subscribe Us

custom_html_banner1

Video: Tifozët besojnë se Messi duhej të ishte ndëshkuar me të kuq

Një numër i tifozëve të futbollit në rrjete sociale besojnë se Lionel Messi i Barcelonës i shpëtoi padrejtësisht një kartoni të kuq, pas një ndërhyrjeje në Yeray Alvarezin gjatë ndeshjes të së martës në La Liga.
Fitorja e Barcelonës me rezultat 1:0 kundër Athletic Bilbaos nuk kaloi pa incidente kontroverse, në njërin prej të cilëve u përfshi edhe Lionel Messi. Argjentinasi arriti t’i shpëtojë ndëshkimit me karton të kuq, pas një ndërhyrjeje në Yeray Alvarez gjatë pjesës së dytë të ndeshjes.
Kur rezultati i ndeshjes ishte ende i barabartë, Messi e bëri me vonesë një ndërhyrje në Yerayn dhe ia shkeli kyçin e këmbës, duke e lënë kështu mbrojtësin të shtrirë në fushë.
Gjyqtari Gil Manzano vendosi të mos e ndëshkojë argjentinasin, i cili vetëm tre minuta më vonë arriti ta asistojë golin e Ivan Rakiticin, që edhe ia fitoi ndeshjen Barcelonës.
“Nuk ishte një ndërhyrje e këndshme nga Messi – shkoi me vonesë te Yeray dhe e shkeli në kyç të këmbës. Lehtë mund të kishte qenë i kuq, por rezulton të mos ketë qenë as për të verdhë…”, shkroi Dermot Corrigan.
Not a nice challenge from Messi - late on Yeray and studs down on his ankle. Could easily have been a red - but doesnt seem to have even been yellow...
42 people are talking about this
“Le t’i shoh edhe njëherë tifozët e paturp të Barcelonës duke folur për hile këtu. Pse s’u ndëshkua Messi me të kuq pasi ia shkeli kyçin Yerayt? Lexojini rregullat e futbollit para se të komentoni budallallëqe”, shkroi @Kheddy89. /kaqaniku.net/

Lemme see those shameful Barcelona fans come and talk about cheating here again.
Why wasn't Messi red carded after he stepped on Yeray's ankle??
Read your football rules before you comment foolishly
See Kheddy🇬🇭's other Tweets