Subscribe Us

custom_html_banner1

Video nga përleshja me thika në qendër të Prishtinës, një person lëndohet rëndë

Një përleshje me thika ka ndodhur ndërmjet disa personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Policia ka njoftuar se janë duke ndërmarr veprime hetimore për këtë rast.
“Me datën: 27.06.2020, rreth ores:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progress në Rr.Rexhep Luci, në Prishtinë. Njësia policore ka dal menjeherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përerfshirë në rrahje. Një person raportohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarr veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.