Subscribe Us

custom_html_banner1

Van Dijk refuzon PSG, synon rinovimin me Liverpool


Virgil van Dijk e ka të qartë se ku dëshiron të jetë në të ardhmen.
Qendërmbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk, dëshiron që ta ketë sa më të
gjatë qëndrimin e tij në ‘Anfield’.
Kështu të paktën bëjnë të ditur mediet britanike si ‘The Sun’. Van Dijk 
thuhet të ketë refuzuar ofertën e PSG, për të qëndruar me ‘Reds’.
Holandezi pritet të vë firmën në një kontratë të re me Liverpool, e cila do
t’i siguronte atij 220 mijë funte për javë.
Mbrojtësi do të shpërblehet për lojalitetin e tij dhe do të ketë një kontratë
pesë vjeçare, duke u bërë kështu lojtari më i paguar në histori të Liverpool.