Subscribe Us

custom_html_banner1

‘The Sun’ raporton gabimisht vdekjen e gjyshes së Rita Orës


Gjyshja e Rita Orës ka vdekur fund javën 
e kaluar.
Të shtunën Rita Ora ia kishte dedikuar
një postim emocional gjyshes së ndjerë
dhe mediat britanike kanë shkruar për të.
Por mediumi anglez ‘The Sun’ ia ka huqur
me një raportim, ku ngatërron vdekjen e 
gjyshës së këngëtares.
“Rita Ora ka ngelur zemërthyer, pasi mori
vesh se gjyshja e saj, Besa, ka vdekur”,
nis shkrimin mediumi britanik.
Në fakt, Besë Sahatçiu është gjyshja nga
babai e Rita Orës, e cila vazhdon të jetojë
në Prishtinë. Ajo ka qenë bashkëshortja 
e regjisorit të njohur shqiptar, Besim Sahatçiu.
Ndërsa, gjyshja e cila kishte ndërruar jetë
është Fatmire Bërdyna-Bajraktari.
/kaqaniku.net/