Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë një konference
për media ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës
Kushtetuese lidhur me dekretin e tij për mandatimin e
Avdullah Hotit për kryeministër.
Ai ka thënë se edhe një herë u dëshmua se në Kosovë është
pjekur demokracia dhe se funksionojnë me sukses institucionet
e pavarura.
Thaçi ka kërkuar nga partitë politike formimin e shpejt të
institucioneve të Kosovës.
“Sot kam pranuar aktgjykimin e Kushtetuese për vlerësimin e
dekretit, me të cilin propozova Hotin si kandidat për kryeministër,
e mirëpres përfundimin e këtij procesi. U dëshmua edhe një herë
se në Kosovës është pjeku demokracia dhe se funksionojnë me
sukses institucionet e pavarura. Tani është hapur rruga për formimin
e qeverisë ë re, shpresojë të jetë kapitull për stabilitet dhe zhvillim”
, ka thënë Thaçi.
Ai po ashtu ka thënë se për të është e rëndësishëm që të
respektohet Kushtetuta e Kosovës, duke shtuar se ky është themel
i funksionimit të shtetit dhe
“Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që të jetë në përputhje të plot më
kushtetutën, për mu është e rëndësishëm që të respektohet kushtetuta
e Kosovës, ky është themel i funksionimit të shtetit dhe qeverisë sonë,
pres sa më parë të themelohet qeveria e re, është mirë që meqë është
përcaktuar përudha kohore dhe dita e seancës. Ftojë partitë politike
dhe të nominuarin që të marrin përgjegjësit”, ka thënë Thaçi. /kaqaniku.net