Subscribe Us

custom_html_banner1

Sherr mes reperëve të njohur, Majk thumbon publikisht Capital T me deklaratën e papritur.


Duket se i ka ardhur fundi miqësisë mes dy reperëve të njohur, Capital T dhe Majkut. Dyshja prej kohësh ishin miq të mirë dhe sollën bashkëpunim dy këngë të suksesshme, “Pasha jetën” dhe “Hala”.


Mirëpo, së fundmi po përflitet se ata janë konfliktuar. Shkak është bërë një deklaratë që Majk ka bërë në Instastory, ku ndonëse nuk ka përmendur emra, shprehet se ekziston një drejtues dhe ndjekësit e tij. 

Pas këtij statusi, Capital T ka bërë një kundërpërgjigje në Instastory. “Përse urrejtje kur unë të kam shfaqur dashuri? Pse je i inatosur vëlla?”, ka shkruar ai, që duket se i drejtohet Majkut. 


Sipas “Prive.al”, thuhet se sherri mes tyre është bërë për shkak të duetit që Capital pritet të publikojë me Ledrin. Mesa duket, ky bashkëpunim nuk është pritur mirë nga Majk.