
Quique Setien nuk ka kursyer
lëvdatat për Lionel Messin.
Trajneri i Barcelonës, Quique Setien
,ka shpërthyer në lëvdata për yllin
argjentinas të skuadrës së tij, ndoshta
edhe me të drejtë.
Messi u rikthye në sezon duke shënuar
gol dhe duke asistuar në dy gola të tjerë,
në fitoren e Barcelonës kundër Mallorca.
Sipas trajnerit Setien, Messi nuk është
vetëm “shënimi i golave”, por edhe
asistimet perfekte që bën për lojtarët.
“Leo është mirë. Ju nuk duhet të shikoni
vetëm asetin e golave që shënon, por
gjithashtu edhe gjithë punën dhe kontributin
tjetër, si për shembull asistimet. Këto sjellin
shumë pikë për ne”, ka thënë Setien.
“Janë numra astronomik. Mendoj se ai ka
arritur kuotën e 700 golave dhe kjo është
arsyeja pse ai është lojtari më i mirë”, ishin
fjalët e trajnerit të katalanëve.
Messi do të ketë mundësinë për një tjetër
mbrëmje spektakli, të martën, kur Barca
luan kundër Leganes, në ‘Camp Nou’.
transmeton/kaqaniku.net