Subscribe Us

custom_html_banner1

Pritet hapja e Aeroportit të Prishtinës, këto janë masat që udhëtarët janë të obliguar t’i zbatojnë

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës,
 sot kanë folur në një konferencë 
për media ku kanë shpalosur detaje rreth
 masave që do të merren pas 
rifunksionalizimit të fluturimeve.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara
para mediave tha se përpos dezinfektimit
të të gjitha pajisjeve,  secilit udhëtar në 
nisje do t’i matet temperature.
Po ashtu, Garaj bëri të ditur se do t’i
kushtohet kujdes i veçantë edhe  mbajtjes
së distancës dhe vënies së maskave.
“Sa i përket masave përpos dezinfketimit
 të automjeteve, ne në bazë të rregullave
kemi vënë po ashtu masat për aeroport.
 Nënkupton që vetëm udhëtarët që udhëtojnë
do të lejohen të hyjnë në terminal. Secili 
udhëtar në nisje do t’i matet temperatura, 
dhe në rast të temperaturës së lartë do të
 njoftohet IKSHP.  Udhëtarët do të mbajnë 
distancën 1.5 metër, ku kemi vendosur të
gjithë shenjat. Sa i përket hapësirave 
pritëse në terminal, kemi aranzhuar edhe
 ulëse që udhëtarët mos të ulen përballë.
 Udhëtarët pa maska nuk do të lejohen të
 hyjnë  pa maska. Në hyrje të terminalit
 janë vënë pajisje ku do të dezinfektohen
rrobat e tyre. Vetëm udhëtarët që kanë 
nevojë për shoqërues do të shoqërohen
deri tek hapësira e sportelit”, tha Garaj.
Garaj tha se shpreson që Aeroporti i
Prishtinës të hapet së shpejti me një
vendim të qeverisë.
“Ne jemi operativ, jemi të hapur
, mirëpo me lejimin e fluturimeve në
 arritje besoj që
do jemi plotësisht operativ. Besojmë
se së shpejti do të hapet Aeroporti
Ndërkombëtar i Prishtinës”, ka thënë ajo.
Zëdhënësja e Aeroportit po ashtu bëri
të ditur se rreth 700 mijë udhëtarë janë
prekur nga pandemia në aeroportin e 
Prishtinës.
“Sic e dini prioriteti ynë është siguria,
 prandaj edhe në  bazë të rekomandimeve
 ne kemi përgatitur edhe udhëzimet për 
procesimin e udhëtarëve. Deri tani, kemi 
pasur në ndikim në numër të udhëtarëve,
 ku rreth 700 mijë udhëtarëve ju është 
pamundësuar që t’i procesojnë udhëtimet 
e tyre. Nga virusi COVID-19, të gjithë 
industritë kanë pasur ndikime negative.
Edhe industria e aviacionit ka pasur një 
rënie të fluturimeve normale”, tha ajo.