Subscribe Us

custom_html_banner1

Futbolli spanjoll rikthehet sot, me ndeshjen më të gjatë të shtyrë në historinë e futbollit

Ndeshja më e gjatë e shtyrë në historinë e
futbollit do të rinis sontepasi Rayo 
Vallecano dhe Albacete luajnë vetëm
pjesën e dytë të ndeshjes që filloi në 
dhjetor.
Të dy palët do të luajnë 45 minutat e mbetura në
stadium të zbrazët të mërkurën,pasi ndeshja 
ishte ndërprerë gati gjashtë muaj më parë për
shkak të brohoritjeve fyese, dhe Albacete do
të luajë me 10 lojtarë pasi lojtari i tyre Eddy 
Israfilov mori karton të kuq në fund të pjesës së
parë më 15 dhjetor.
Gjatë pjesës së parë të kësaj ndeshje të Segunda
 Division, tifozët e Rayo akuzuan sulmuesin 
ukrainas të Albacete, Roman Zozulya se ishte 
nazist dhe i përkiste grupeve të ekstremit të djathtë 
në atdheun e tij.
“Mendoj se diçka e tillë nuk ka ndodhur kurrë në
histori”, tha trajneri i Albacete, Lucas Alcaraz të 
martën.
“Nuk ka asgjë më të dobët se sa të përgatitësh një
 ndeshje që duhet të fillosh me 10 lojtarë, që të
 luash pas tre muajve pasivitetit, pa tifozë”.
Alcaraz në të vërtetë nuk ishte menaxheri kur të dy
ekipet u takuan në dhjetor –pasi Luis Miguel Ramis 
u shkarkua si trajner i Albacete në shkurt.