Subscribe Us

custom_html_banner1

Mesazhi i Luis Suarez pasi Liverpooli fitoi Premierligën pas 30 vjetësh


Triumfit të Liverpoolit në Premierligë pas 30 vjetësh, i është gëzuar edhe ish sulmuesi, Luis Saurez.
Redsat zhvilluan një sezon magjik me Jurgen Klopp dhe pas gabimit mbrëmë të Manchester City në udhëtim te Chelsea, edhe matematikisht 7 xhiro para fundit të sezonit, u shpallën kampion për edicionin 2019/20.
Gëzimi ishte i jashtëzakonshëm dhe festa në Liverpool para Anfield zgjati deri në orët e para të mëngjesit, derisa natyrisht, edhe Luis Suarez ndjehet i lumtur që më në fund, pas pritjes ë gjatë, erdhi titulli i shumë kërkuar.
Jordan (Henderson) dhe gjithë futbollistët tjerë të Liverpool, jam shumë i lumtur për ju dhe familjet tuaja dhe gjithashtu për njerëzit që punojnë në Liverpool, për të gjithë tifozët. Shpresoj ta shijoni këtë kohë sepse është e mrekullueshme për tifozët e Liverpoolit… ju jeni kampion”, tha ai në një lidhje direkte nga Barcelona për Liverpool TV.
Suarez e ka veshur katër sezone fanellën e Liverpoolit, ka shënuar 82 gola në 132 paraqitje. /Gazeta Express/