Subscribe Us

custom_html_banner1

Man Utd lëshon fronin, Liverpool janë klubi më popullor në Britaninë e Madhe

Kampioni aktual evropian, Liverpool, është klubi me popullaritetin
 më të madh në Britaninë e Madhe, sipas një studimi të bërë nga
 “YouGov FootballIndex”.
Sipas hulumtimit, Liverpool ka mbështetjen e 8.3% të popullsisë, dhe 
kështu ka tejkaluar rivalin historik, Manchester Unitedin.
“Djajtë e Kuq” tani renditen në vendin e dytë, me 6 për qind të popullaritet.
Ata pasohen nga Chelsea, Manchester City, Arsenal dhe Tottenham,.
Ky hulumtim ka marrë për bazë veçori të shumta, duke pasur 16 tregues
 të ndryshëm, duke mos pasur të bëjë vetëm me atë se njerëzit e anketuar 
cilën skuadër mbështesin.
Faktorët si menaxhimi i klubit, lojtarët, kultura e tifozëve, tradita, stili i lojës
 poashtu janë marrë parasysh në hulumtim./Lajmi.net/