Kosova dhe Shqipëria duhet që sa më shumë të
përkrahin shqiptarët e Luginës në të gjitha fushat.
Ragmi Mustafa kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve
në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, tha se presin se
Republika e Kosovës të ketë vëmendjen ndaj shqiptarëve
në luginë.
“Kosova dhe Shqipëria, duhet të jenë sa më afër me neve,
duhet të ketë kemi një qasje sa më strategjike dhe të dihet
efekti i saj, kur jemi edhe në proces të dialogut dhe cili do
të jetë fundi i tij”, theksoi Mustafa në RTK.
Sipas tij, Serbia ka tentuar për të bllokuar çdo herë Kosovën.
Ai ka folur edhe për pakicat në Kosovë dhe ka thënë se
Kosova ka ofruar standarde për minoritetet si asnjë vend
tjetër në Evropë.