Subscribe Us

custom_html_banner1

Liverpooli vetëm dy pikë larg titullit në Premierligë, pas fitores bindëse ndaj Crystal Palace

Liverpooli e ka shkatërruar 4:0 Crystal Palace të mërkurën dhe tani është vetëm dy pikë sigurimit të titullit të parë në Premierligë në histori të klubit.
Trent Alexander-Arnold, Mohamed Salah, Fabinho dhe Sadio Mane i realizuar golat e triumfit për skuadrën e Jurgen Klopp në takimin e zhvilluar pa tifozë në Anfield, raporton kaqaniku.net
Këto tri pikë e dërgojnë Liverpoolin në kuotën e 86 pikëve në vendin e parë në renditjen e Premierligës, 23 më shumë se përcjellësi i parë Manchester City dhe vetëm një larg sigurimit të titullit para kohe.
Të kuqtë do të shpallen kampionë të Anglisë për herë të parë pas 30 vjetëve, këtë të enjte, nëse Manchester City nuk fiton kundër Chelseat.

Në rast fitoreje të City nesër, atëherë skuadrës së Kloppit do t’i mjaftonte edhe barazimi në ndeshjen e radhës, pikërisht kundër City më 2 korrik.
Liverpooli ishte bindshëm ekip dominues në këtë takim dhe kaloi në epërsi në minutën e 23-të, kur Arnold shënoi gol fantastik nga gjuajtja e lirë, para se Salah ta dyfishonte epërsinë një minutë para përfundimit të pjesës së parë.
Fabinho e shënoi golin e mbrëmjes duke e mposhtur portierin vizitor me një goditje raketë nga largësia në minutën e 55-të dhe Mane e vulosi fitoren e të kuqve rreth 20 minuta para fundit.

Palace ngel në pozitën e nëntë me 42 pikë, shtatë pikë larg një vendi që dërgon në Ligën e Evropës.