Subscribe Us

custom_html_banner1

Liverpooli mund të shpallet kampion i Anglisë sonte – për herë të parë pas 30 vjetëve


Liverpooli është vetëm dy pikë larg fitimit të titullit të parë në ligë pas plot 30 vjetëve, por kur mund të shpallet kampion saktësisht?
Manchester City e rifilloi sezonin në Premierligë të më 17 qershor me fitore bindëse 3:0 kundër Arsenalit, por skuadra e Jurgen Kloppit u desh të pajtohej me një pikë në derbin pa gola në Merseyside në fundjavë, para se ta shkatërronte 4:0 Crystal Palace në Anfield të mërkurën mbrëma, transmeton kaqaniku.net
Çfarë e pret Liverpoolin tani?
Të kuqve u duhen vetëm edhe dy pikë për ta siguruar titullin e parë në epokën e Premierligës.
Por nëse Manchester City dështon të fitojë sonte kundër Chelseat, atëherë të kuqtë do ta fitojnë titullin do të kurorëzohen kampion të Anglisë edhe zyrtarisht qysh sonte.
E nëse City e mund Chelsean, atëherë takimi kokë me kokë mes Liverpoolit dhe City në Etihad më 2 korrik do të mundë të jetë vendimtar.
Në këtë rast, skuadrës së Kloppit do t’i mjaftonte barazimi për ta fituar titullin midis Etihad.
Nëse City e mund Liverpoolin, atëherë të kuqtë mund ta shpallen kampion në shtëpi duke e mundur Aston Villën të dielën më 5 korrik.
Ndeshjet e mbetura të Liverpoolit:
2 korrik: Man City vs Liverpool
5 korrik: Liverpool vs Aston Villa
8 korrik: Brighton vs Liverpool
11 korrik: Liverpool vs Burnley
Ndeshjet e mbetura të Manchester City:
25 qershor: Chelsea vs Man City
2  korrik: Man City vs Liverpool
5 korrik: Southampton v Man City
8 korrik: Man City vs Neëcastle
11 korrik: Brighton vs Man City