Subscribe Us

custom_html_banner1

Fifi zbulon këngëtarët që do t’i këndojnë në dasmë


Fifi ka qenë e ftuara e fundit në emisionin ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku i është përgjigjur pyetjeve ‘spec’ të fëmijëve.
Gjatë intervistës këngëtarja ka zbuluar edhe planet e dasmës, ajo ka planifikuar të organizoj një dasmë me shumë të ftuar.
Po ashtu ajo zbuloi këngëtarët shqiptarë që do t’i thërrasë për t’i kënduar në dasmë. “Labinot Tahiri, Altin Shira, Artjola Toska, Remzie Osmani, Flori dhe çunat, Anxhela Peristeri, Valon Shehu, Era Rusi dhe të tjerë”, zbuloi Fifi.