Subscribe Us

custom_html_banner1

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder



Cristiano Ronaldo përveç suksese të mëdha në futboll,
 ai po del të jetë edhe një biznesmen i shkëlqyer.
Magazina ‘Forbes’ raporton se portugezi tashmë është 
futbollisti i parë në histori që miliarder.
Tashmë të ardhurat e tij përgjatë karrierës e kalojnë
 1 miliard dollar.
35 vjeçari është atleti i tretë që arrin të bëhet miliarder 
para se të pensionohet.
Para tij e kanë bërë Tiger Woods dhe Floyd Mayweather.
Gjatë periudhës 1 vjeçare nga data 1 qershor 2019 deri 
më 1 qershor 2020, Cristiano Ronaldo ka fituar 105 milionë 
euro.
Kështu, siç raporton Forbes, Ronaldo është bërë futbollisti
 i parë që fiton 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij.