Subscribe Us

custom_html_banner1

Courtois: Real ka nevojë për Hazard, në garën për titullin e kampionit në La Liga

Thibaut Courtois beson se Hazard është
 ai që i duhet skuadrës së Real Madrid,
 në garën për titullin e kampionit në Spanjë.
Hazard nuk pati momentet më të mira që 
nga kalimi i tij te Real Madrid, duke u përballu
 me shumë lëndime që i pamundësuan atij 
paraqitjet e mira.
Belgu, bazuar në disa pamje që dolën nga
 stërvitjet e fundit të ‘Los Blancos’, duket se
 tani është në një formë të lartë.
Kështu, portieri i Real Madrid, Thibaut Courtoi
s shpreson që shoku i tij i skuadrës të mbajë 
ritmin edhe gjatë pjesës së fundit të sezonit,
 në mënyrë që Real të luftojë për titullin.
“Hazard është mirë. Ritmi që ai ka kapur 
është befasues, por ne duhet të shkojmë 
hap pas hapi”, ka thënë Courtois.
“Ne nuk mund të presim që ai të jetë në maja,
 pa luajtur. Mendoj se ai është në formë të mirë 
dhe do të na duhet në luftën për titullin”, ka shtuar
 portieri belg.
Real Madrid ka fituar vetëm një nga katër ndeshjet
 e fundit në La Liga, para pauzës së Covid-19.
 Ata qëndrojnë në pozitën e dytë, me dy pikë më
 pak sesa Barcelona. /