Subscribe Us

custom_html_banner1

ZYRTARE: Serie A merr vendimin për të rifilluar sezonin


Serie A edhe zyrtarisht ka vendosur që të rifillojë sezonin.
Në samitin e mbajtur sot, i cili nisi në ora 18:30, Serie A, Qeveria e Italisë dhe FIGC 
kanë marrë vendimin që sezoni të rifillojë, transmeton lajmi.net.
Sezoni do të rifillojë më 13 ose 20 qershor, sipas vendimit që është marrë sot në
samitin e mbajtur.
Ministri i Sportit në Itali, Vincenzo Spadafora, do të njoftojë kryeministrin Giueseppe 
Conte për vendimin e marrë, dhe ky i fundit do të përcaktojë zyrtarisht datën.
Bazuar në atë se masat e ndalesës në Itali vlejnë deri më 14 qershor, do të duhet një
ndryshim nga kryeministri italian, por do t’i takojë Lega Serie A që të caktojë datat për 
ndeshjet, por edhe për Kupën e Italisë.