Subscribe Us

custom_html_banner1

Pioli me dy ide taktike në fazën e sulmit


Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovicit ka turbulluar jo pak ujërat në ambientet e Milanit.
Mungesa e suedezit për rreth 4-5 javë është një fakt e teksa ai do të mundohet të rikthehet më herët (pa rrezikuar), Stefano Pioli ka nisur t’i bëjë llogaritë për skuadrën që do të duhet të zbresë në fushë çdo tri ditë e stërvitjet e para bëjnë të kuptosh se ai do të vazhdojë të luajë me 4-2-3-1.
Në organikë nuk ka asnjë qendërsulmues të mirëfilltë dhe në atë rol do të përshtatet Leao.
Edhe Rebic është një alternativë, por spostimi i kroatit në majën e sulmit do të lironte një vend në korsinë e majtë. Bonaventura është kandidati kryesor për atë rol duke pasur kështu një mundësi për të treguar edhe një herë cilësitë e tij. Skema me një pykë do të favorizonte rotacionin në majën e sulmit mes Leaos dhe Rebicit.
Por një ide tjetër është formacioni 4-4-2, ku Leao dhe Rebic do t’i prinin vijës së sulmit.