Subscribe Us

custom_html_banner1

FILLOJNË PUNIMET NË PROJEKTIN E RREGULLIMIT TË TRIBUNAVE NË STADIUMIN “ BESNIK BEGUNCA”

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi me bashkëpunëtorë komunal si dhe Përfaqësues nga Klubi “ Lepenci” vendosën gurëthemelin për fillimin e punimeve në ndërtimin e tribunave të Stadiumit “ Besnik Begunca”. Me këtë rast kryetari Ilazi uroi sportistët e në veçanti tifozët kaçanikas, për fillimin e realizimit të projektit për ndërtimin e tribunave, projekt ky që do i krijoj hapësirë komode tifozëve për përcjelljen nga afër të takimeve sportive.