Anësori i Barcelonës, Ousmane Dembele, është subjekt interesimi i
Liverpoolit.
Mundo Deportivo raporton se ylli francez po kërkohet nga kampionët e Evropës,
Jurgen Klopp ka admiruar gjithmonë Dembelen, i cili është i prirë të largohet nga Camp
Nou me t’u hapur afati kalimtar.
Futbollisti vitet më të mira të karrierës i ka pasur te Borussia Dortmund, nga të cilët
është larguar në verën e vitit 2017.
Te Barcelona, ai asnjëherë nuk ka arritur të bind, duke u lënduar shpesh shkaku i mos
përgatitjeve fizike.
Vlen të ceket se Dembele gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me Liverpoolin