Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se që nga çlirimi i Kosovës nga Shqipëria në Kosovë
ka hyrë në procedurat e njëjta.
“Nëse u intereson Sveçlës dhe Kurtit lokacioni im, unë jam në shtëpi. U bëj thirrje atyre të mos
krijojnë konfuzion, shpifje dhe marrëzira dhe të mos kërcënojnë njerëz të politikës e as deputetë,
e në këtë rast as zotin Pacolli”, tha Thaçi në një linje telefonike për “Debat Plus”
“Për ministrin dhe shefin e tij, dhe gjithë ndërmarrjen kriminale të tyre u them se lokacioni im
është në shtëpi”.
Thaçi thotë se është “shpifje ordinere, kërcënim dhe shantazh” se Pacolli është futur me
të në Kosovë.