Subscribe Us

custom_html_banner1

“Bravo i koft valla!” – Merkelmania





















Për kancelaren Merkel po shkruhet e flitet aktualisht më mirë se kurrë më parë.
 Jo vetëm në Gjermani, por edhe në mjaft vende të botës, madje jashtë vendit 
edhe më shumë.
Mediat në Izrael”, thotë Amichai Stein për Deutsche Wellen, “e konsiderojnë atë 
si një nga personalitet udhëheqëse më të forta në të gjithë botën”. Stein është
 korrespodent diplomatik për KAN, televizionin publik të Izraelit. Sipas Stein në
 Izrael Merkel vlerësohet si një figurë udhëheqëse “e cila e kupton situatën dhe di
 t’ua shpjegojë atë qartë njerëzve”.
Vlerësimi nga Izraeli përkon me komentet e mediave, vlerësimet politike apo
 komentet në mediat sociale në të gjithë botën. Gazeta “New Zealand Herald”
 shkruante se Gjermania dhe Merkel kanë dalë “fituese” gjatë krizës dhe janë 
“model ” me strategjinë e tyre në luftën kundër pandemisë.
“Një udhëheqëse e vërtetë”
Në një koment për “Clarin”, gazeta e përditshme më e lexuar në Argjentinë
 komentatori Ricardo Roa shkruan se ” 65 vjeçarja, doktore në fizikë, bijë e 
një pastori luteran dhe një mësueseje të latinishtes”, e cila u rrit në Gjermaninë 
Lindore, është një grua që, edhe pas 15 vjetësh në krye të një fuqie madhore, sille
t “si një njeri normal” edhe tani gjatë krizës së koronës. Merkel shkruan ai është
 ndër politikanët e pakët në mbarë botën që “drejton, komunikon me saktësi 
shkencore, transmeton qetësi dhe pas çarmatos histeritë”. Roa thotë se kancelarja 
Merkel udhëheq me “me kthejlltësi dhe vendosmëri dhe përpiqet që t’i zgjidhë 
problemet dhe jo të shfrytëzojë problemet për të nxjerrë përfitime politike”.
Syrien Binnish Wandgemälde für Merkel in Ruine (picture-alliance/dpa/A. Alkharboutli)
Merkeli si pikturë murale në Binish, Siri
Lëvdatat dhe vlerësimet në mediat ndërkombëtare tregojnë se mënyra se si udhëheq 
vendin kancelarja Merkel është bërë një gjë e rrallë në botë. “Një udhëheqëse e 
vërtetë”, përfundoi komentatori nga Argjentina, duke kritikuar indirekt politikanët
 në Amerikën Latine. Kjo vlen edhe për SHBA dhe Britaninë e Madhe. Kushdo që
 lexon shkrimet e tanishme të “The Atlantic”, “Forbes” ose “New York Times”, has
 një lëvdata për Merkelin, në të cilat kritikohet indirekt presidenti Trump, transmeton DW.
“Bravo i koft valla!”
Edhe mjaft kolegë nga Deutsche Welle që ndjekin komentet në rrjetet socialenë 
shumë gjuhë konstatojnë këto ditë se njerëz shprehin respekt për kancelaren Merkel
. Kështu ndjekësja e DW shqip Aida Rramanaj shkruan “bravo i koft valla 1 shtet e
 man e vetmja femer qe din me udheq shtetin e vet e nuk e vjedh, te lumt je femer 
me vler per mendimin tim.” Kurse Claudio Hulio Mia shkruan “Kjo është grua e hekurt
.” Philbert Jonathan Kyenshambi nga Tanzania shkruan në twitter se kancelarja 
gjermane “kapi momentin në luftën kundër Coronës”, kurse Alistide Elias Byamungu
 nga Afrika e Jugut shkruan: “Urime, kancelarja Angela Merkel!”.